Ndodh e pamendueshmja/ Tërhoqi qenin zvarrë me makinë, ndërron jetë nga infarkti 50-vjeçari. Miku: Qofsh i xhenetit

0

Ndërron jetë 50-vjeçari Faik Perkoxha që u bë i njohur pak ditë më parë në media për shkak të veprimit të tij që tërhoqi zvarrë me makinë qenin në rrugë.

Ai u filmua në Sukth të Durrësit teksa tërhiqte zvarrë me makinë qenin, ndërsa pasi rasti u bë publik u shoqërua nga policia dhe u procedua penalisht.

Por sot ka ndërruar jetë. Policia thotë se Perkoxha nga Sukthi ishte në shtëpinë e një miku të tij në Dibër kur i ra infarkt. Pavarësisht se u transportua në spitalin e Peshkopisë nga familjarët, ai nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Miqtë e tij kanë ngushëlluar familjen, ndërsa njëri prej tyre në rrjetet sociale shkruan “Qofsh i xhenetit Faik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu