Ndodh përplasja Rama-Meta,Gjykata Kushtetuese shtyn seancën

0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë marrjen në shqyrtim të çështjes së mosdekretimit të ish-ministrit Cakaj nga Presidenti Meta. Kjo kërkesë iu ishte drejtuar Gjykatës më të lartë në vend nga kryeministri Rama i cili për shkak të refuzimit të kreut të shtetit u detyrua ta mbante vetë pozicionin e ministrit të jashtëm. Seanca ishte parashikuar të mbahej më 25 mars, por është shtyrë pa afat.

Në njoftimin publik të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se:

Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën 25.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje me datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu