I shpërthen makina,shqiptari po i fshihej policisë/Arsyeja do t’ju befasojë

0

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mbrëmë në Borchen të Gjermanisë. Banorët raportuan se kishin parë një aksident. Sipas tyre, makina e aksidentuar kishte shpërthyer në flakë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e zjarrfikëseve dhe policia. Meqë kishin dëgjuar se makina ishte në flakë, zjarrfikësit ishin përgatitur se mund të gjenin njerëz në mjet që kishin ngecur.

Por kur mbërritën në vendin e ngjarjes, nuk gjetën asnjë njeri në mjetin që po shkrumbohej. Për këtë arsye nisi një kontroll i imtësishëm në zonë për të gjetur të mbijetuar. Në kërkim u përfshi një helikopter dhe një dron me kamera me imazhe termale.

Pas më shumë se tre orësh u zbulua shoferi i mjetit Peugeot 206, një 39-vjeçar shqiptar. Ai u gjet një kilometër larg, i plagosur. Shqiptari po i fshihej policisë. Pasi u dërgua në spital, ai u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër deportimi.

Policia gjeti prova se ai ishte nën efektin e drogës teksa po ngiste mjetin. Po ashtu ai nuk kishte as patentë. Një hetim tjetër nisi ndaj pronarit të mjetit pasi dyshohet se e kishte lejuar shqiptarin ta ngiste pa patentë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu