Dikur, dy shoqet e ngushta Adrola Dushin dhe Xhesika Berberin i shihnim shumë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës në rrjete sociale.
Ato s’bënin thuajse asgjë të ndara dhe i tregonin të gjithëve vlerësimin e madh që kishin për shoqërinë e tyre.
Kohët e fundit, ndjekësit vunë re një ftohje të raporteve mes Adrolës dhe Xhesikës, të cilat s’po i shihnim më bashkë.
Me të drejtë, publiku mendoi se shoqëria e tyre ishte prishur, por ishte Xhesika ajo që mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.
Mirëpo, ndodhi pikërisht ajo që supozohej të mos ndodhte kurrë. Marrëdhënia e tyre është krisur dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregojë këtë?
Vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa “ndarja” e tyre ka qenë pa zhurmë.
Asnjëra prej të dyjave s’ka reaguar publikisht, mirëpo s’dihet nëse postimi i fundit i Adrolës në InstaStory është thumb për Xhesikën.
“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje.”- shkruhet në postimin që le kaq shumë hapësirë për aludime.