Ankohet banori, nis procedimi për administratorin e kompanisë së rafinerisë së naftës në Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në Durrës, administrator i një kompanie private për rafinimin e naftës, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. A., 50 vjeç, banues në fshatin Balldren Elbasan, se proceset e punës në këtë rafineri, shkaktojnë ndotje të ajrit në zonë.