Ndyshimet në selinë e PD-së, mbulohet kati i 2 me logo

0

Dy banera të mëdhenj janë vendosur në godinën e selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. ‘Partia Demokratike dhe Zgjedhim të ardhmen’ janë shkrimet e vendosura në godinën e PD-së.
Panorama ka ndarë pamje që vijnë nga selia blu, aty ku po bëhet vendosja e logove.

Ditën e djeshme u bë e ditur se ndryshme janë bërë dhe në ambientet e brendshme të selisë. U raportua se janë hequr fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha nga korridoret e selisë. Mbylljen e dyerve të PD-së, sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi e justifikoi me nisjen e punimeve duke mos dhënë një datë se kur do të përfundojnë.

Partia Demokratike është në një moment kritik pas skadimit të “ultimatumit” që Berisha dhe mbështetësit e tij i dhanë Bashes dhe drejtuesve të tjerë, të largohen nga zyrat. Perpara skadimit të afatit, selia e PD u blindua, ndërsa Berisha njoftoi protestë kombëtare në 8 janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu