Paskal Milo: Rama po e sjell Erdoganin në Tiranë në ditën e vdekjes së Skënderbeut

0

Historiani Paskal Milo ka zbuluar një detaj interesant sa i përket vizitës së programuar të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë, e cila pritet të jetë në 17 janar, datë kjo që sipas Milos, përkon pikërisht me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen në ditën që ka vdekur Skëndërbeu. Nuk e di nëse kjo ka një lidhje, apo është rastësi”., u shpreh historiani Milo në lidhje me vizitën e Erdoganit në kryeqytetin shqiptar.

Duke komentuar shtrirjen e aktiviteteve e turke në Shqipëri, Milo tha se Turqia është një fuqi rajonale dhe për të është e rëndësishme që të ushtrojë aktivitetin e saj në Ballkanin Perëndimor, por duke qëndruar brenda marrëveshjeve me NATO dhe SHBA.

“Turqia është një fuqi rajonale që ka pretendime të mëdha dhe mbështetur në traditën historike të Turqisë, patjetër që ndan me shqiptarët dhe popullsi të tjera një histori të përbashkët. Si e tillë BP ka një rëndësi për Turqinë për gjeopolitikën rajonale. Ajo e sheh Ballkanin si një sferë ku mund të ushtrojë aktivitetin e vet. Çështjet e karakterit strategjik janë, por duhet të mos dalin jashtë marrëdhënieve me NATO dhe SHBA”, tha Milo për MCN-TV.

Ndërkohë gazetari shqiptar me bazë në Turqi, Abdylvehap Ejupi konfirmoi për MCN vizitën e presidentit turk në Shqipëri më datë 17 janar. Ejupi tha se sipas tij temë diskutimi mes dy liderëve, Erdogan dhe Rama, do të jetë dhe vaksina turke e miratuar disa ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu