“Në 2014 e quajta çlirimi i Namazgjasë”/ Rama inauguron xhaminë e re: Ishte kthyer në shesh pazari

0

Ka nisur ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë pas mbërritjes edhe të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan.

Kryeministri Rama mbajti fjalimin i pari, ku u shpreh se në vitin 2014, e cilësoi si “çlirimi i Namazgjasë”.

“Xhamia e madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ‘unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime’. Frut i lutjeve dhe përpjekjeve dhe besimit islam i dashamirësisë së vëllezërve më çon në 14 nëntor të vitit 2014 kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e di se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e  Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e  nevojës së besimtarëve myslimanë, për ta pasur tempullin e tyre.”– tha Rama.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu