Në Azerbajxhan festohet tradita e endësit të qilimit

0

Rrugët kryesore  të kryeqytetit të Azerbajxhanit, u mbuluan me qilima për të festuar ditën kombëtare të endësve.

Qilimat mund të shiheshin në tokë, mure dhe madje duke mbuluar disa nga objektet historike.

Çdo qilim ka një dizajn unik me modele dhe gamë ngjyrash që dallojnë nga rajoni në rajon dhe nga komuniteti në komunitet.

Qilimat përdoren zakonisht në rajon për të dekoruar dyshemenë, muret dhe ndonjëherë tavanet. Të bëra prej leshi ose mëndafshi sekretet dhe truket e përdorura në prodhimin e qilimave janë përcjellë brez pas brezi.

Sudabe Orujova, endëse qilimash: Këtë zanat e kemi mësuar nga gjyshet tona. Sot aty është një qendër ku trajnohet brezi i ri. Unë vetë e kam mësuar këtë zanat që në fëmijëri.

Në vitin 2010, UNESCO shtoi artin e thurjes së qilimave të Azerbajxhanit në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu