Tragjedia që tronditi opinion publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

0

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara më parë në vendin tonë, që tronditi mbarë opinionin publik.

39-vjeçarja dyshohet se u largua në datën 2 maj nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e vegjël, dy vajzat 9 dhe 6 vjeçe, dhe djalin 3 vjeç, dhe u pa për herë të fundit duke pirë kafe në një lokal në Shkodër, afër urës së Bunës.

Pas kësaj bashkëshorti denoncoi në polici zhdukjen, ndërsa nisën kërkimet për lokalizimin e tyre.

Ishte një peshkatar i zonës ai që në orët e para të mëngjesit të 4 majit, teksa kishte dalë për peshk në ujërat e Bunës, pikasi trupin e pajetë të vajës 9 vjeçare.

Menjëherë më pas forca të shumta polumbarësh nisën kërkimet përgjatë këtij lumi, Drinit, e po ashtu edhe në ujërat malazeze, për të gjetur trupat e pajetë të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, pasi panorama ishte e qartë… ata ishin mbytur të katërt.

Dje pasdite u gjet trupi i pajetë i vajzës së dytë, ndërsa sot u gjet 3-vjeçari e më pas edhe Alma Arrazi.

Sipas një harte, trupi i vajzës së madhe u gjet në Darragjat, 6- vjeçarja u gjet në Dajlan afër urës së Bunës, ku mendohet që janë hedhur, djali u gjet në Zues, e ndërsa nëna në Pentar.

Nga rrjedha e lumit trupat janë shpërndarë në një distancë prej 14 kilometrash.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse, ndërsa bashkëshorti i Almës, Erdys Arrazi, është lënë në burg këtë paradite, pasi dyshohet se ishte ai që ka shtyrë të shoqen drejt aktit të vetëflijimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu