Sadri Ramabajën, drejtor i Institutit Shqiptar për Gjeopolitika, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun”, në Fax Nes përballë moderatorit Rezear Xhaxhiu për të folur mbi situatën në Ballkan.
Ai ka ngritur alarmin se situata në Bosnje është e tillë si një paradhomë lufte, ku BE ka dështuar në misionin e saj.
“Prej ditës së djeshme kur u imponua pozicioni ruso-serb madje dhe në Këshillin e Sigurimit, rezoluta e miratuar atje e zvogëloi shumë më shumë rolin e tij paqësor në ruajtjen e paqes. Tashmë duket se jemi në paradhomën e luftës në Bosnje, atje ku Serbia nuk kishte mundur dot ta vazhdonte misionin e saj për zgjerimin e hapësirës. Me Bosnjen po dështon dhe BE“, tha ai.
Sipas Ramabajës, vetëm një ndërhyrje e fuqishme e NATO-s në Bosnje mund të ndalin mashutën serbe.
“Fillova me dështimin e misionit për ndërtimin e paqes sepse BE kishte iluzione se me personalitete si Dodiç, Vuçiç, dhe të tjerë do të mund të ndërtonte paqe, por ky ishte vetëm iluzion. Deklarata e Dodikut kaq ashpër përballë të dërguarit amerikan Eskobar flet qartë se ka një mbështetje të fuqishme në Moskë dhe Beograd. Është gjenerali i një ushtrie që po përgatitet me të shpejtë për të vepruar atje. Edhe SHBA-të mund të jenë të vonuara në këtë nderyhrje. Vetëm një ndërhyrje e fuqishme e trupave të NATO mund ta ndalin mashutën serbe”, theksoi ai.
Më tej, Ramabuja deklaroi se Ballkani i Hapur është pjesë e strategjisë së Rusisë për të krijuar një ideologji të re ruse dhe për t’i dhënë fund kapitalizmit.
“Ylli kryesor ishte për Vladimir Putin. Në fjalimin e tij ai promovoi dy ide, krijimin e një ideologjie të re ruse dhe fundin e kapitalizmit. Krijimi i ideologjisë së re nënkupton përballjen me agjenden e Biden. Ndërsa për ndryshimin e modelit ekonomik, ai tashmë ka kohë që ka aplikuar me Kinën . Serbinë e ka satelitin kryesor në Ballkan. Tezën e parë po e provon me Republikën Serbska në Bosnje, e ngritur mbi gjenocidin serb. Ka kohë që Rusia është orientuar në Ballkan dhe duket se vetëm parakalimi i ushtarakut rus në veri të Kosovës, buzë kufirit, dha sinjalin për aleatët tanë se Ballkani tashmë kontrollohet fuqishëm nga Rusia. Në studimet tona, projekti Ballkan i Hapur është pjesë e kësaj strategjie. Ballkani i Hapur dhe bota serbe janë një paralele pak a shumë“, tha ai.
Marrë nga: Fax News