Në burg për shkaktim të vetëvrasjes, Erdgys Arrazi nuk merr pjesë as në varrimin e dy fëmijëve të tjerë të mbytur në Bunë

0

Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.

Pavarësisht se iu dha leje nga ana e Drejtorisë së Burgjeve, Erdgysi nuk do të jet1% i pranishëm në varrim për shkak se policia nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

Lajmi në përditësim…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu