Në fillim të javës nis shpërndarja e shpërblimi për pensionistët

0

Në fillim të javës së ardhshme në të gjitha pikat ku merret pensioni do të nisë edhe shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh. Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado shprehet se shpërndarja do të jetë sipas datave që pensionistët tërheqin pensionin.

“Jemi gati që javën tjetër të fillojë shpërndarja nga posta dhe banka”, thotë ai.

Përfitues të bonusit parashikohet të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve në vend.

“Të gjithë kategoritë që trajtohen janë të përfshirë në përfitimin e këtij bonusi prej 5 mijë lekësh”, thekson ai.

Për të shmangur radhët për shkak të pandemisë është vendosur që shpërblimi prej 5 mijë lekësh mund të jetë i vlefshëm për tu tërhequr deri 36 muaj më pas.

Për të mbuluar shpërblimin e pensionistëve për fundvit qeveria ka miratuar një fond prej 3.4 miliard lekësh. Në total bonusin e përfitojnë 677 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu