Ministrja Evis Kushi njofton datën e fillimit të shkollës pas pushimeve të Vitit të Ri

0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi ditën e sotme se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar. Gjatë vizitës që ajo bëri në bashkinë e Pustecit bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev, Kushi tha se ky vendim ka ardhur në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve dhe se është shtyrë vendimi i mëparshëm që parashikonte fillimin e mësimit më 4 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Ndërkohë kujtojmë që prej 1 dhjetorit nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme zhvilllojnë mësim të alternuar në shkolla dhe online, ndërsa studentët e universiteteve vetëm online.Ende nuk ka informacione nëse në janar nxënësit do të vjojnë me mësimin e alternuar apo do të zgjidhet vetëm njëra mënyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu