Në gjendje kritike për jetën pasi humbi fëmijën, Klodiana Ajazi ka nevojë për ndihmën tuaj

0

Klodiana Ajazi, një prej anëtarëve të Dhomës Ekonomike të Gruas, në këto momente të vështira dhe kritike për jetën e saj, ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Prej disa javësh ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.

Aktualisht ndodhet në gjendje kritike dhe po trajtohet intensivisht në Stamboll, Turqi. Trajtimi i specializuar është i kushtueshëm dhe familjarët s’kanë mundësi ta përballojnë.

Për këtë arsye ata kanë hapur një llogari në GoFundMe për te mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin e Klodianës dhe shpëtimin e saj.

MUND TË KONTRIBUONI KËTU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu