Korçë- Mëngjesin e sotëm në Bilisht, Devoll, ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Një shtetas 61-vjeçar, i njohur si Sh. F., ka tentuar vetëvrasjen në banesën e tij duke përdorur një mjet prerës, thikë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Pas incidentit, shtetasi Sh. F. u transportua menjëherë në spitalin e Korçës për t’u trajtuar.
Fatmirësisht, informacionet e fundit tregojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet lokale janë duke hetuar ngjarjen.