Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 22-vjeçari shqiptar i kërkuar në Spanjë si pjesë e bandave kriminale (EMRI)

0

Në Fier gjatë operacionit “Member” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xhovalin Aliaj.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Brenda një jave vihet në pranga shtetasi i tretë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.

I akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale me aktivitet në krime të shumta, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap në fshatin Cakran, dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

-Xh. A., 22 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale dhe të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës. Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu