Në Labinot Mal parashikohet të ndërtohet impianti voltaik, banorët e kundërshtojnë me forcë!

0

Në Njësinë Administrative Labinot Mal në Elbasan u mbajt një dëgjesë publike e bashkisë Elbasan dhe institucionit të Qarkut me banorë të zonës. Dëgjesë e cila u shoqërua me debate të ashpra dhe indinjatë nga komuniteti i zonës, pasi bëhet fjalë për një fond pyjor që Bashkia Elbasan do ta vërë në funksion të instalimit të impiantit voltaik.

Ndonēse në projektin e prezantuar banorëve nuk u përmendet emri i investuesit strategjik, banorët kanë dyshime se fshihet biznesmeni Gjergj Luca, me të cilin edhe më herët kanë pasur përplasje për pronat. Njëzëri banorët e pranishëm në takim e kundërshtuan projektin duke kërkuar transparencë dhe respektim të tyre nga pushteti lokal.

Përkrah banorëve të Labinotit Fushë ishin dhe përfaqësues të opozitës.Deputeti Qani Xhafa në profesion inxhinier pohoi se banorët nuk janë vënë në dijeni për projektin ndaj ishin të paktë në takim.

Xhafa kërkoi që bashkia të shkoj tek ata pasi toka është  gjëja më e shenjtë që ata kanë. Nga ana tjetër Xhafa e shikon të domosdoshëm projektin pasi sjell të ardhura per qytetarët  e bashkisë Elbasan, por kërkon që  të mos cënoj asnje banorë.

Banorët nuk dhanë dakordësinë e tyre për instalimin e impiantit voltaik, ndaj në vijim paralajmëruan protesta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu