Ne po e presim prej kohësh! Çfarë ndodhi me dasmën e Shpatit dhe Selvijes?

0

Shpat Kasapi ka disa muaj që ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me Selvije Jaon. Në muajin janar dyshja shkëmbyen unazat e fejesës me njëri-tjetrin, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Më pas ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë sipas rregullave të fesë Islame. Ndërkohë çifti kanë shprehur prej kohësh dëshirën për një martesë, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Edhe pse ne kemi kohë që e presim një dasmë mes dyshes, ata nuk kanë dhënë ndonjë shenjë që mund të kenë nisur përgatitjet. Në fakt dasma është në planet e tyre, por pandemia nuk po i lejon që ta realizojnë atë.

“Prive” ka mësuar se çifti kanë pasur plan që të bëjnë një dasmë këtë pranverë, por duke qenë se gjendja nga pandemia është shumë e rëndë ata kanë vendosur që ta shtyjnë për më vonë. Mendohet se ata mund të organizojnë një dasmë në muajt e verës ose vjeshtën e këtij viti. Përpos dëshirës së çiftit, dasma është edhe dëshirë e prindërve të tyre, veçanërisht e nënës së këngëtarit.

Kujtojmë se teksa ishin të ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, Shpati dhe Selvija treguan se janë njohur bashkë gjatë një projekti të këngëtarit.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, rrëfeu Selvija.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu