Interesi për studimin e gjuhës dhe kulturës rome në Shqipëri duket se ka pësuar rënie vitet e fundit, edhe pse Universiteti i Elbasanit mbetet institucioni i vetëm në vend që ofron një program të tillë studimi.
Për të zgjuar interesin e gjuhës rome,Departamenti i Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit, në bashkëpunim me Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri dhe organizata të tjera, zhvilloi një konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar kontributit të studiuesit Marcel Courthiade në studimin e gjuhës dhe kulturës rome.Në aktivitet morën pjesë drejtues të universitetit, studiues, pedagogë dhe studentë, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës rome. U nënvizua gjithashtu nevoja për më shumë mbështetje institucionale dhe përfshirje më të gjerë në sistemin arsimor.
Bashkëshortja e Marcel Courthiade tregoi për punën e palodhur të bashkëshortit të saj në studimin e gjuhës rome kudo në botë nga Franca, Spanja e deri në Indi ,por sor vëren me keqardhje se kjo gjuhë po zhduket.
Disa vite më parë Universiteti i Elbasanit ishte i pari në Ballkan që çeli degën e studimit të gjuhës e kulturës rome, ndërkohë, së fundmi është miratuar hapja e këtij programi edhe në Universiteti i Tiranës.





