Në Spanjë e konfirmojnë, Interi dhe Barça gati për shkëmbimin e dyfishtë

0

Gjatë historisë transferimet dhe shkëmbimet e lojtarëve mes Interit dhe Barcelonës, kanë qenë të shumta duke treguar një marrëdhënie të shkëlqyer mes klubeve, gjë e cila mund të ndihmojë shumë në ngritjen e skuadrava.

Sipas asaj çka raporton gazeta katalanase “Sport”, mes dy klubeve është duke u shqyrtuar një marrëveshje shkëmbimi “kokë më kokë” në mesfushë, ku Franck Kessie të transferohet te “zikaltrit” dhe Marcelo Brozovic të udhëtojë drejt “blaugranave”.

Ndërkaq, një tjetër shkëmbim pritet të ndodhë mes 2 klubeve me sulmuesin Memphis Depay, i cili pritet të udhëtojë drejt Milanos dhe argjentinasi Joaquin Correa të ndihmojë më tepër teknikun Xavi për sulmin e Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu