Në sy të gruas e vëllait! Si u organizua atentati ndaj Pashko Ujkës në Shkodër

0

– Detaje të tjera janë bërë me dije lidhur me atentatin ndaj ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 64-vjeçari Ujka është qëlluar me armë zjarri vetëm disa metra larg banesës së tij. Por në momentin që ndaj tij është shkrepur arma e zjarrit, Ujka nuk ka qenë i vetëm.

Me të në momentin e vrasjes ishte dhe bashkëshortja e tij dhe i vëllai, të cilët duket se fatmirësisht nuk janë lënduar nga plumbat. Megjithatë mund të jetë personat “kyç” që do të zbardhin vrasjen e 64-vjeçarit, për të zbuluar më shumë detaje lidhur me autorin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu