Plazma e gjakut/ Një nga industritë më fitimprurëse në SHBA

0

– Për mijëra amerikanë, dhurimi i plazmës është një rrugë shpëtimi. BuissnesInsider shkruan se në 90 minutat që duhen për të dhuruar, ata fitojnë pesëfishin e pagës minimale federale. Amerikanët furnizojnë dy të tretat e plazmës së gjakut në botë. Industria vlen sot mbi 24 miliardë dollarë, sipas Byrosë së Kërkimeve të Marketingut, dhe ky numër pothuajse mund të dyfishohet deri në vitin 2027, pasi kërkesa globale për ilaçe që rrjedhin nga plazma rritet me 6% deri në 8% çdo vit.

Plazma është lëngu i verdhë që përbën më shumë se gjysmën e vëllimit të gjakut. Spitalet e përdorin atë në transfuzione për të trajtuar djegiet dhe dështimin e mëlçisë, duke u mbështetur te donatorët e papaguar. Kompanitë biofarmaceutike gjithashtu e përdorin atë për të prodhuar barna që shpëtojnë jetën. Ndryshe nga ato që shkojnë drejt transfuzionit, dhurimet e plazmës të destinuara për mjekim nuk kanë nevojë të etiketohen si vullnetare ose të paguara.

Kjo ka çuar në një bum në qendrat private të plazmës fitimprurëse në të gjithë SHBA-në, me numrin e qendrave që është trefishuar gjatë 15 viteve të fundit. Sipas analistëve në Fortune Business Insights, dy të tretat e këtyre qendrave janë në pronësi të një prej tre kompanive: CSL Plasma, Grifols dhe BioLife.

Edhe para goditjes së pandemisë, kërkesa globale për plazmë e tejkaloi shumë ofertën. Ky hendek u përkeqësua vetëm në vitin 2020, pasi një përzierje e distancimit social, kërkesave të pastrimit dhe ngurrimi i donatorëve bëri që donacionet globale të bien me 15%, sipas Byrosë së Kërkimeve të Marketingut. Ndërkohë, plazma ka qenë shumë e kërkuar, pasi transfuzionet e antitrupave tregojnë rezultate premtuese në trajtimin e COVID-19 dhe kompanitë private përdorin plazmën nga pacientët me COVID-19 për të zhvilluar ilaçe të mundshme.

Pa asnjë zëvendësues sintetik për plazmën, prodhuesit e barnave mbështeten në një rrjedhë të qëndrueshme të donatorëve njerëzorë për të plotësuar furnizimin e tyre. Trajtimi i vetëm një pacienti me terapi plazmatike për një vit kërkon nga 130 deri në 1300 donacione.

“Përfundimi është se nëse SHBA nuk do të kompensonte donatorët, nuk do të kishte plazma të mjaftueshme dhe jetët do të humbnin globalisht,” shkroi presidenti i Fondacionit për Mungesa Imunologjike në një deklaratë të shkurtit 2019.

Por barra po bie mbi donatorët e cenueshëm, shumë prej të cilëve mbështeten në kompensimin e plazmës si një burim të ardhurash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu