Në vend të uthullës konsumojnë padashje helm për bujqësinë, përfundojnë në spital burrë e grua në Pogradec

0

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Pogradec. Burrë e grua, përkatësisht B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, kanë konsumuar të dy padashje lëndë kimike helmuese. Pas kësaj ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje të rëndë për jetën. Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, e me mënyrën sesi e konsumuan lëndën helmuese. Deri më tani raportohet se ata kanë rrëfyer se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pasi e kishin ngatërruar lëndën helmuese me shishen e uthullit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu