Në vendin tim gratë vriten një e nga një, për gra “s’lypet gjak” !

1

 

Nga Anisa Bahiti

♦️Ftesë për të gjitha vajzat dhe gratë e qytetit tim për tu bashkuar nesër në orën 18:00 tek Porta e Kalasë Elbasan për firmosjen e peticionit:
“Ndryshimi i Kodit Penal në Shqipëri “.

Le ta fillojmë sot nga Elbasani dhe nesër në të gjithë Shqipërinë. 🇦🇱

Është koha për të vepruar sepse jam e bindur që çdo vajzë apo grua sot është e rrezikuar, qoftë ajo sanitare, rrobaqepëse, mësuese, mjeke, inxhiniere, drejtuese, sipermarrëse, e papunë apo dhe gjyqtare.

Është një rrezik që të fut ankthin dhe tmerrin duke menduar që një jetë gruaje vlen kaq pak nëse ashtu dëshiron apo i teket një burri.

📢Merr një pankartë nesër dhe shkruaj mesazhin që ti do, merr së bashku me ty vajzën, motrën dhe mikeshën tënde dhe bashkohu duke i dhënë peshën qe duhet këtij takimi ku në qender është JETA e secilës prej nesh.

Nuk na duhen deklaratat e mëshirës në Facebook, as sensibilizimi prej së largu duke e mbyllur çdo tregjedi me një ngushëllim apo me fjalën shabllon “sa gjynah “.

Ne na duhet të veprojme , të reagojmë, të kerkojmë llogari , ta ndryshojmë sa më shpejt këtë realitet kriminal. Ne duhet ta mbrojmë jetën tonë , çdo jetë gruaje me forcën e ligjit dhe me reagimin e gjithë shoqërisë.

Gratë vriten, shteti hesht, rastet e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre kanë shënuar rritje dhe kjo duhet t’i tmerrojë të gjithë.

Edhe sa gra duhet të vriten që institucionet e drejtësisë të hapin sytë ?!
KOHA PËR TË VEPRUAR 🕕

Bahiti Anisa ✍🏻

Petition · Ndryshimi i Kodit Penal në Shqipëri · Change.org

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu