Në vitin 2040 vetëm një në katër çifte do të ketë fëmijë

0

Në vitin 2040 vetëm një në katër çifte do të ketë fëmijë. Ky është raporti më i fundit i censusit italian. Sipas raportit në vitin 2040, çiftet me fëmijë do të ulen në 25.8% të totalit që tregon se deri në atë datë numri i familjeve me një person do të rritet në 9.7 milionë. Nga këta, ata që përbëhen nga të moshuar do të jetë pothuajse 5.6 milionë. Dhe 10.3% e të moshuarve do të vazhdojnë të kenë probleme me aftësinë e kufizuar.

Raporti tregon gjithashtu se italianët janë gjithnjë e më të frikësuar nga klima, krizat ekonomike dhe luftërat.

Sa i përket aspektit social, 74% e italianëve thonë se janë pro eutanazisë. Studimi thekson gjithashtu se 70% e miratojnë birësimin e fëmijëve nga beqarët dhe 54% nga çiftet me të njëjtin prindër. Ndërsa 65% janë pro martesave të të njëjtit seks. Në vitin 2050, llogaritet se në Itali do të ketë gati 8 milionë më pak persona në moshë pune, e cila do të ketë një ndikim të pashmangshëm në sistemin e prodhimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu