“Nëna humbi vajzën e vetme”, Covid i merr jetën 21-vjeçares shqiptare, gazetarja bën postimin prekës”

0

“Nëna humbi vajzën e vetme”, Covid i merr jetën 21-vjeçares shqiptare, gazetarja bën postimin prekës

Një 21-vjeçare nga Prishtina ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi është konfirmuar për “Express”, nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla. Ajo tha se e ndjera kishte edhe sëmundje shoqëruese. “Bazuar ne njoftimin nga njësia e Mjekimit Intensiv Qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje.

Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme te tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur te mbijetoj”, ka thënë ajo. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe gazetarja kosovare, Jehona Zhitia.

Postimi i saj

Virusi korona ia paska marr jeten edhe Valbona Fejzullahut 21 vjeç. Ajo qe sa dite luftoj me semundjen COVID 19, ne gjendje te rende ne mjekimin Intensiv ne QKUK.

Ndjeje dhimbje te madhe per familjen Fejzullahu e cila humbi vajzen e vetme Valbonen, ne moshe te re. I shpreh ngushellime Nene Habibes e cila nuk u ndal asnje dite duke kerkuar ndihme per vajzen e semure, me kishte adrese per cdo nevoje qe kishte. Frikesohej se do ta humbte vajzen

Valbone, na fal por shteti kaq beri per ty, te la te lidhur ne shtrat per disa vjet, derisa virusi tinzar ta morri jeten, ti ndali enderrat, familjes ua preu shpresat se ti do te sherohesh… Valbone po me dhemb shpirti….me fal nuk pata mundesi te beje me shume per Ty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu