Nëna kërkon drejtësi për të birin“E goditën me makinë, i thyen brinjët me leva”

0

Sipas saj, ajo ka 5 vite që kërkon që Miçani të vihet para drejtësisë, pasi sipas saj Miçani ishte personi që e  goditi të birin me makinë dhe i theu brinjët me levë.

Në fund ajo kërkon dënim maksimal për 3 autorët pasi i vranë djalin e vetëm që kishte.

‘’Djalin e masakruan, e kanë goditur me leva dhe dru, kishte shenja në të gjithë trupin, në kokë ishte goditur me levë dhe djali kishte vdekur në vend jo në spital. Unë e dija që i përfshirë ishte Angel Miçani sepse ai e goditi me makinë dhe më pas me leva duke i thyer edhe brinjët. Kam 5 vjet që kam kërkuar të vihet para përgjegjësisë Angeli sepse në CD që paraqisja në gjykatë dukej që ai ishte bashkëpunëtor. Më në fund drejtësia u vendos, falë mediave që e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi djalit tim. Kërkoj dënim maksimal për të tre autorët sepse më morën dritën e syve, unë vetëm atë djalë kisha, dhe tani jam e vetme.’’- tha Adelina Trimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu