Tmerr/ Gruaja mban burrin disa ditë të vdekur në shtëpi. Si e gjeti Policia trupin e viktimës

0

Gruaja mban burrin disa ditë të vdekur në shtëpi.

Valentina Prenga ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj Llazar Prenga, ndërkohë që mëngjesin e sotëm kur Policia kishte shkuar në banesën e saj, ajo nuk ua kishte hapur derën.

Është dashur ndërhyrja me forcë e Policisë, që të konstatohej trupi i pajetë i kryefamiljarit.

Fillimisht kanë qenë fqinjët ata që kanë shkuar pranë banesës, pasi kanë konstatuar se Llazar Prenga kishte ditë që nuk dilte, ndërsa janë përballur me Valentinën e cila i ka share dhe iu ka bërtitur që të largoheshin.

Më pas ata kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila ka shkuar në banesë, dhe pas rezistencës për të hapur derën, e kanë shqyer atë dhe e kanë gjetur Llazar Prengën të vdekur, dhe të mbuluar me jorgan.

Valentina Prenga është shoqëruar për në Polici ku dhe do të merret në pyetje nga ana e hetuesve, ndërsa nuk dihet nëse çifti ka pasur apo jo fëmijë.

Nuk dihet ende nëse vdekja e Llazar Prengës ka qenë natyrale, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë janë duke vijuar nga ana e grupit hetimor që ka mbërritur pranë banesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu