Nëntoger i Forcave të Armatosura, ky është 27-vjeçari nga Lezha që humbi jetën tragjikisht

0

Pavlin Rrasa, nga Lezha, është i riu, i cili u raportua i mbytur pasditen e djeshme në Tale të Lezhës. Mësohet se 27-vjeçari nuk është mbytur. Ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ka qenë duke pushuar me familjen e tij. Bëhet me dije se Rrasa mbante detyrën e Nëntogerit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Niko Peleshi.

Postimi i ministrit Peleshi:

I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu