Nepjona Çerma emërohet Drejtore e re e Shërbimit Social Elbasan. Njihuni cila është juristja 33-vjeçare

0

Emërohet Drejtorja e re e Shërbimit Social në Elbasan.

Ajo është juristja e re Nepjona Çerma. Ka qenë prefekti Klevis Xhoxhi që i ka dorëzuar këtë të martë detyrën, ekonomistes dhe juristes 33 vjeçare.

Nepjona Çerma është një nga të rejat më të kualifikuara specializuar ne Ekonomia dhe e Drejta në tregjet ndërkombëtare.

Ajo është mjaft e njohur dhe e respektuar falë frymës inovative dhe tolerante që zotëron edhe mes aktivisteve të Partisë Socialiste.

Nepjona ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe më herët mes të cilave përmenden përvojën si specialiste në sektorin e strehim dhe privatizimit pranë Bashkisë Elbasan, drejtore e burimeve njerëzore në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale Peqin, dhe së fundi drejtore e shërbimeve mbështetëse në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu