Nëse e gjeni veten te këto shenja, lidhja juaj është gati për t’u çuar drejt altarit

0
Couple in love embracing together and smile. Happy Stable family of two members husband and wife isolated on white background

Ju keni aq shumë tema për të folur së bashku

Të jesh në gjendje të gjesh dikë dhe të shpenzosh sa më shumë kohë me ta, i bën mirë shpirtit dhe gjendjes suaj psikologjike. Komunikimi është i rëndësishëm dhe për këtë arsye nëse e keni gjetur personin me të cilin mund të flisni me orë të tëra, pa u mërzitur, mbajeni fort. Kjo është një shenjë që marrëdhënia juaj po shkon drejt një rruge pozitive.

Bëni shaka gjithmonë

Nëse ju me partnerin shkëmbeni batuta gjatë gjithë kohës, kjo është një shenjë e mirë që e kuptoni njëri-tjetrin. Nëse bëni për të qeshur njëri-tjetrin, por edhe në ditë të vështira qëndroni bashkë, ky është çelësi i lumturisë. Sipas hulumtimit të bërë nga Universiteti i Vankuverit, çiftet që e konsiderojnë bashkëshortin e tyre si mikun e tyre më të mirë, kishin nivele më të larta lumturie dhe kënaqësie se ata që nuk e kishin një marrëdhënie të tillë.

Veprimet e tyre të bezdishme ju duken interesante

Gjithkush ka zakone të vogla të këqija, disa nuk janë aq të dukshme sa të tjerat, por nëse jeni me dikë për një kohë të gjatë, do të filloni t’i vini re ato gjëra të bezdisshme që i bëjnë ata të veçantë. Për shembull, ata mund të kenë një zakon të keq për të mos kontrolluar telefonin e tyre ose duke e mbajtur atë në heshtje, kështu që vështirë se mund t’i arrini ata. Edhe pse shumicën e njerëzve i bezdis kjo gjë, ju i njihni shumë mirë dhe mund t’ju pëlqejë fakti që ata nuk janë të varur nga celulari.

Nuk mund të qëndroni larg njëri-tjetrit

Ju kaloni netë të mrekullueshme së bashku, të përqafuar teksa shikoni filma…eh! Mirëpo ndonjëherë, mund të ndodhë që nuk jeni bashkë për shkak të punëve. Nëse ndiheni keq kur nuk e keni pranë, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj ka arritur një pikë ku ju të dy e shikoni veten bosh nëse nuk e keni pranë njëri-tjetrin.
Sipas hulumtimit, çiftet që kalojnë shumicën e kohës së tyre së bashku dhe që kanë krijuar një rutinë çdo ditë mund të vuajnë nga ankthi i ndarjes kur duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Ata gjithashtu mund të përjetojnë depresion të butë dhe pagjumësi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu