Një makinë i preu rrugën. Si u vra Mond Çekiçi? Detajet nga ngjarja

0

Personi i vrarë mëngjesin e sotëm dyshohet se është Edmond Koci, ose ndryshe sic njihet Edmond Çekiçi, pjesëtar i grupit të bandës kriminale të Lul Berishës.

Ai është qelluar me armë pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Policia ka rrethuar zonën , janë ngritur pika kontrolli, dhe vijojne kontrollet e imtësishme në gjithë zonën.

Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën, ka dalë shoferi i Edmondit per tëpyetur ca ka ndodhur, nderkohë një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa te vjedhura ne Tiranë i cili eshte braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

“Trupi i viktimës është enda brenda në makinë. Sipas informacioneve paraprake viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia e tij i është bërë atentati nga personat ende të paidentifikuar. Ka qenë një apo shumë persona nuk dihet. Makina e dyshuar që u përdor në atentat është gjetur më vonë e djegur. Bëhet fjalë për një mjet tip Benz. Janë shoqeruar persona të pranishëm. Sipas informacionit zyrtar të policisë nuk thuhet që ka pasur persona të tjerë me të gjatë atentatit. Ka qene duke udhetuar me shofer. Nje mjet i ka prere rrugen dhe shoferi ka dale per t’i pyetur cfare ka ndodhur. Ne kete moment eshte qelluar viktima. Mendohet se janë shoqeruar 8 persona dëshmitarë deri më tani,”, thuhet nga raportimet.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu