“Nesër do të depozitojmë kallëzim penal në SPAK”, Basha: Pjesë e krizës së korrupsionit, ja përse nuk bëjnë dot asgjë

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se ditën e nesërme do të depozitonte një kallëzim penal në SPAK për përgjegjësit për krizën energjitike që pritet të kaplojë vendin në periudhën në vijim.

Basha tha se kjo krizë energjitike, vinte si pasojë e keqmenaxhimit dhe arsyeja përse qeveria nuk merrte dot vendime për të ndihmuar qytetarët, ishte borxhi i lartë publik që kishte bërë të pamundur veprimin në politika të caktuara.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike

Natyrisht të bëra bashkë me dritshkurtësinë, menaxhimin skandaloz të eksperteve. Në atë kohë këta e kishin mendjen tek vjedhja e zgjedhjeve jo tek planifikimi, duke zbrazur në gusht pasuritë energjitike të shqiptarëve të vitit që ekspertët e quajtën historik për sasinë e reshjeve të ardhura.

Ne do të depozitojmë nesër në SPAK kallëzimin penal ndaj atyre që sot duhet të ishin subjekt hetimi të veprimeve të tyre të parpëgjegjshme. Kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit. Përtej sektorit energjitik, ajo që po ndodh me financat publike është edhe më e rëndë.

Ajo qëndron në varfërinë e skajshme të shqiptarëve që thellohet cdo ditë e më thellë këto 8 vite. Pasojat janë këto, janë shumë të qarta dhe nuk kanë nevojë për shpjegime sepse i ndjeni nga zgjimi, mëngjesi dreka darka. Një borxh publik i pakontrollueshëm ja ka lidhur duart qeverisë për të marrë ndonjë veprim konkret për qytetaarët. Sot nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për sigurinë tuaj as për ekonominë tuaj pasi më tej situata do të rëndohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu