Nesër Pashkët ortodokse, mbi 5600 emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica

0

KAPSHTICË- Nesër festohen Pashkët Ortodokose. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në 24 orët e fundit raportohet se ka patur fluks automjetesh. Sipas të dhënave deri tani kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptarë që kthehen për të festuar Pashkët ortodokse.

Mësohet se për të shmangur trafikun, po punohet me 6 sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje) nga pala jone, ndërsa pala greke po punon me 2 sportele.

Radhë të gjata dhe fluks emigrantësh janë shënuar edhe 2 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës në Gjirokastër. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë kanë hyrë rreth 5000 persona, ndërkohë që e njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu