Nesër vaksina e COVID-19 mbërrin në Greqi

0

Vaksina e COVID-19 ditën e shtunë pas miratimit nga BE do të mbërrijë në Greqi.

Mediat bëjnë me dije se Greqia nga nesër do të ketë dozat e para të vaksinës dhe nga e diela të fillojë zbatimin e planit të vaksinimit.

Kryeminitri Kyriakos Mitsotakis është zotuar se ai dhe familja e tij do jenë grekët e parë që do vaksinohen, teksa më pas do vijojë faza e parë e planit me vaksinimin e personelit shëndetësor, punonjësve në azile, të sëmurët kronikë dhe punonjësit në qendrat e tyre, stafi me përparësi për punët e rëndësishme të qeverisë.

Ndërkohë faza e vaksinimit do të vijojë deri në janar, kurse në shkurt fillon faza dy me të moshuarit mbi 70 vjeç. Më pas në qershor 2021 Greqia do tentojë të vaksinojë të gjithë popullsinë mbi 18 vjeç, falas, por jo në mënyrë të detyrueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu