Nevil Dede prezantohet zyrtarisht nëkrye të A.F Elbasanit: “Rikthehem në shtëpi për të dërguar ekipin në Superiore”!

0

Nevil Dede prezantohet zyrtarisht si trajner i AF Elbasanit, krah administratorit Marenglen Çoku, shefit të klubit, Elton Guranjaku dhe kryetarit të Bordit të klubit, Adi Qose. Nën një atmosferë të ngrohtë nën praninë edhe të tifozëve elbasanas, trajneri i ri i skuadrës shpalosi objektivat që do të ketë në krye të pankinës verdheblu, ku sigurisht nuk harroi të përmendte edhe emocionet e përjetuara afro 18 vite më parë kur si kapiten ngriti trofeun e kampiones në Superiore.

Dede ishte i qartë në synimet e tij, ku me drejtuesit dhe tifozët në krah synon të rikthejë Elbasanin aty ku e ka vendin.

Tekniku i ka të qarta idetë edhe sa i përket merkatos, ku do të synohen lojtarë nga Superiorja.

Në përfundim të prezantimit, Dede hodhi firmën nën kontrata, duke nisur kështu zyrtarisht rrugëtimin e tij në krye të AF Elbasani.

InfowebMedia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu