Nevina Shtylla dhe Dojna Mema mbështesin kandidatin për deputet Eljo Hysko

0

Kandidati për deputet në radhët e PS-së, i cili mban nr. 32 në fletën e votimit, Eljo Hysko vijon të marrë mbështetje publike nga emra të njohur të ekranit, të rinj, profesionistë etj. Figurat e këndshme dhe tërheqëse të ekranit Nevina Shtylla dhe Dojna Mema së fundi kanë bërë publike mbështjen e tyre për Eljo Hyskon.

Nevina dhe Dojna në formë miqësore shprehen se takimet me Eljo Hyskon janë bërë të rralla për shkak të kufizimeve të situatës nga normalitetit të ri shoqëror (për shkak të pandemisë) dhe angazhimit ndaj zgjedhësve. Të dyja prezantueset i urojnë suksese Eljo Hyskos në sfidën e radhës për të bërë politikën e gjeneratës së të rinjve.

Nevina Shtylla shkruan: “Dhe këtu mund të shihni një foto të rrallë timen me Eljon në një nga takimet tona (dikur më të shpeshta) ku qajmë hallet e 3 muajve të fundit. Këtë periudhëështë i justifikuar, kështu që ia fal. Shumë suksese në këtë sfidë të radhës Eljo Hysko!”

Ndërkohë, në postimin e saj Dojna Mema plot humor shkruan: “Eljo Hysko nuk kam asnjë foto me ty së fundi. Më del vetëm kjo foto kudo. Suksese shok i vjetër dhe uroj të të jepet shansi të bësh politikën e të rinjve!”

InfoWebTv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu