Nga 1 korriku hiqet tarifa “Roaming” në Ballkanin Perëndimor

0

Duke nisur nga 1 korriku i këtij viti, do të hiqet tarifa celulare “Roaming” në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do u duhet më që të rimbushin celularin e tyre me tarifa shtesë për ta përdorur në brenda këtyre shteteve.

Lajmi u dha nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili shkruan se ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, ndërsa u drejtohet qytetarëve që tashmë e vetmja gjë që u duhet të kenë në celularin e tyre është bateria.

Postimi i Soreca-s:
“Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë.

Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra me ngarkesë!
Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RCC). Tregu i Përbashkët Regjional.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu