Elbasan/ Pëllumb Mustafarai, artizani që vazhdon zanatin e thuprave

0

Pëllumb Mustafarai është një artizan në Elbasan që vazhdon zanatin e thuprave të cilin e  ka të trashëguar nga parardhësit tij.Sot artizani falë mjeshtërisë dhe prefeksionimit krijon shporta, çadra plazhi, abazhure dhe sende zbukuruese me thupra.

Pëllumbi tregon se ky zanat prej 50 vjetësh është një zanat që has vështërsi, që nga grumbullimi I bazës materiale,në tharjen e kësaj baze materiale deri në punimin e saj, por kjo gjë nuk e zbeh  kënaqsinë e të punuarit.

Për Pëllumbin ka një rritje të interesit të punimëve me thupra si nga individët, por edhe biznese, sidomos ato lokalet.

Gjatë ditëve të fundit, Pëllumbi kishte pasur një kërkesë në një nga bizneset nga Durrësi që kishte kërkuar 30 copë abazhur punime të punuar me thupër, po ashtu ka dhe kërkesa të ndryshme nga shqiptarët maqedonas, por edhe nga qytetarët  të ndryeshëm nga rrethet.

Për Pëllumbin është një zanat i lënë në trashëgimi që i ka mbajtur me bukë, por nuk i ka pasuruar, dhe tani ata mundohen t’ia trashegojnë të rinjëve që edhe ata si paraardhësit e tyre ta vashdojnë më tej si një vlerë që e ka mbajtur komuniteti Romë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu