Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike. Konsumatorët familjarë përfitojnë nga ndryshimi i tarifës, për bizneset nuk ka asnjë ndryshim

0

TIRANË- Nga data 1 shkurt e këtij viti do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025, për të përcaktuar dhe nivelin e ri të tarifave.

Burime zyrtare thanë ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, ç’ka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH. Ndërkohë aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike, u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë./Scan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu