“Nga arrest shtëpie” në qeli: Historia e të riut nga Gjinari

0
Screenshot

 

Një situatë shqetësuese që hedh hije mbi mënyrën e zbatimit të masave të sigurimit nga institucionet ligjzbatuese vjen nga qyteti i Elbasanit. Situata denoncohet nga prindërit e Klajdi Sadikut një të riut nga Gjinari i Elbasanit i arrestuar pas një konflikti me një bashkëmoshatar të tij.Sipas tyre ndaj Klajdi Sadikut ishte caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa ligjërisht Policia e Shtetit kishte detyrimin ta shoqëronte atë në çdo seancë gjyqësore, si organ përgjegjës për ekzekutimin e kësaj mase.
Por prindërit e të riut deklarojnë se në 10 seanca gjyqësore radhazi, Sadiku nuk është shoqëruar asnjëherë nga banesa e tij në Gjinar drejt gjykatës nga Policia e Shtetit. Shkak për këtë, është bërë distanca e largët e vendbanimit dhe mungesa e mjeteve policore, çka ka sjellë një praktikë të paprecedentë . Sipas nënës së të pandehurit Eltleva Sadiku i riu paraqitej vetë në Elbasan, ndërsa shoqërohej nga policia vetëm pasi mbërrinte në ambientet e gjykatës.
Gjithçka ndryshoi në seancën e fundit. Në momentin e paraqitjes në seancë, pala e dëmtuar ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në shtëpi” në “arrest me burg”, duke pretenduar se i pandehuri kishte shkelur vendimin e gjykatës.Aktualisht i pandehuri është dërguar në ambjentet e paraburgimit ndërsa prindërit e tij e cilësojnë të padrejtë vendimin duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Ndërkohë, drama në familjen Sadiku thellohet edhe më. Para 1 viti e gjysëm familja humbi djalin tjetër vetëm 28 vjeç ndërsa sot lutet për lirimin e Klajdit.