Nga duhanpirja të obeziteti, cilat janë fushat ku shteti do fokusohet për mirëqenien shëndetësore të popullatës?

0

Një shoqëri në të cilën të gjithë njerëzit mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë për shëndet dhe mirëqenie gjatë gjithë jetëgjatësisë, është një shoqëri me potencial më të lartë ekonomik.

Duke marrë shkak nga ky fakt, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije disa nga arritjet e synuara, të cilat priten të miratohen këtë vit.

Sipas raportit të fundit të ISHP-së, synimet në strategjinë e re të NCD (Sëmundjet e Patransmetueshme) që pritet të miratohet së shpejti janë:

Arritje të tjera të synuara në kuadër të programit për vitin 2030

Duhanpirja. Do të synohet një reduktim relativ prej 20% i prevalencës së përdorimit
aktual të duhanit.
Në mënyrë specifike kjo do të arrihet përmes:
o Reduktimit të prevalencës së duhanit tek adoleshentët
o Ndalimit të rritjes së prevalencës së duhanpirjes tek femrat
o Vijimit të reduktimit të prevalencës së duhanpirjes tek të rriturit
Alkooli. Do të synohet 10% ulje relative e përdorimit të dëmshëm të alkoolit.
Në mënyrë specifike ky target do të arrihet përmes:
o Vijimi i reduktimit të abuzimit me alkoolin tek meshkujt
o Ndalimi i rritjes së përdorimit të dëmshëm të alkoolit tek femrat
o Ndalimi i rritjes së përdorimit të tepërt “binge drinking” tek adoleshentët
Obeziteti. Do të synohet ndalimi i rritjes së obezitetit.
Aktiviteti fizik. Do të synohet një ulje relative prej 10% e prevalencës së aktivitetit
fizik të pamjaftueshëm dhe sedentarizmit tek fëmijët dhe të rinjtë.
Presioni i lartë arterial. Do të synohet një ulje me 10% e prevalencës së hipertensionit
në popullatën adulte.
Në mënyrë specifike ky target do të arrihet përmes:
o Uljes me 15% e prevalencës së hipertensionit tek personat mbi 50 vjeç
o Uljes me 5% e prevalencës së hipertensionit tek adultët e rinj
o Uljes me 10% e personave që nuk janë të ndërgjegjshëm për praninë e
hipertensionit
Diabeti. Do të synohet ndalimi i rritjes së diabetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu