Nga fotoja me Ramën te posti drejtues në PS, kush është i riu që tentoi të futej me dhunë në kryeministri

0

InfowebTv – mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku një i ri tentoi që të hynte me forcë në godinën e kryeministrisë.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari që donte të hynte në godinë është Aurel Latifi, 32-vjeç, i cili është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën.

32-vjeçari ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë që të tentojë me forcë të hyjë brenda godinës.

Latifi u neutralizua në kohë nga punonjësit e gardës që mbrojnë kryeministrinë, dhe u vu në pranga nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aurel Latifi, 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njoftoi policia në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu