Nis gara për drejtuesit e PS-së në 6 Bashkitë e Fierit, Balla: Do të ketë bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua

0

Partia Socialiste ka nisur sot procesin zgjedhor në 6 Bashkitë e qarkut të Fierit, për të zgjedhur aty kryetarët, në kuadër të riorganizimit të brendshëm të kësaj force politike,

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla u shpreh se socialistët do ti nënshtrohen një procesi gare reale, ndërkohë që ftoi kandidatë që të bëhen pjesë e përballjeve.

“Kemi startuar në të 6 bashkitë e qarkut te fierit procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Ps në të 6 bashkitë, qofte të kryetarve të partisë. Dua tju infomoj se në qarkun e Fierit ps do të ketë bashkëkryetar në nivel bashkie pra një zonjë dhe një zotëri.

Ajo që është shumë e rëndësishme është edhe përgjedhja e një sekretari organizativ qoftë në nivel bashkie por edhe në nivel qarku për të kordinuar edhe më mirë punët dhe organizimin e partisë.

Ftoj cdo antar të PS-së që mendon se mund të jap një kontribut në mirëorhanizimin e partisë që të depozitoj dokumentacionin pranë sekretarit organizativ.

Është shumë e rëndësishme që kjo të jetë një garë e hapur. Të kuptohet nga të gjithë që partia socialiste e zhvillon këtë procës si një proces të hapur, ku duhet të përfshihet më shumë sesa vetëm partia edhe gjithë komuniteti për të nxitur kandidaturat më të mira.

Partia socialiste jo vetëm që është partia më e madhe në vend por edhe përgjegjësia e drejtimit të ps në cdo bashki është nje përgjegjësi që ndihmon në atë që për ne është shumë e rëndësishme.

Roli i strukturave të partisë socialiste në territor është ura lidhëse mes qeverisë, grupit parlamentar, të zgjedhurve vendor dhe komunitetit. Sa më e fortë kjo urë lidhëse aq më shumë rritet kërkesa e llogarisë ndaj të zgjedhur tek zgjedhësit.

Ndaj ky reformin, kjo përzgjedhje e re, këtu në qarkun e Fierit ku ëahtë edhe partia më e mirëorganizuar në të gjithë territon e shqipërisë do të ketë rendësinë e vetë.

Unë do të jem vetë në të gjitha nivelët dhe asambletë e bashkive për të ndjekur këtë proces që të jetë transparent dhe efikas.

Në përfundim të këtij procesi që konkludon në shtator do të zgjidhen drejtues e drejtuese efikas dhe do të jemi sërish këtu për të nisur përgatjet e zgjedhjeve vendore 2023, ku naturshëm nuk ka asnjë rezultat tjetër ku synojmë të rikonfirmohemi në të 6 bashkitë e qarkut”,- tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu