Kur ende nuk ka filluar fushata, zbulohen përballjet e forta në qarkun e Elbasanit.
Në këto zgjdhje duket se Qarku më interesant duket se do të jetë ai Elbasanit, ku tashmë kanë dalë edhe emrat e kandidatëve VIP.
Gazment Bardhi do të jetë udhëheqësi i listës së PD-së për Elbasan, pasi ai është caktuar edhe shefi i shtabit të demokratëve.
Në këtë qark do të kandidojë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Liderja kryesore e partisë së opozitës do të kryesojë listën e LSI-së në këtë qark.
Një tjetër emër “VIP” politikës është edhe ai Rudina Hajdarit. Ajo sapo ka shpallur kandidimin në qarkun e Elbasanit, duke qenë tashmë jo pjesë e PD-së, por nën siglën e Nismës Thurje, një subjekt i ri politik që po tenton të mposhtë dominimin e partive të vjetra politike.
Nga ana e Partia Socialiste, në këtë qark do të kandidojnë Taulant Balla dhe ministrja Evis Kushi. Të paktën këto janë emrat e konfirmuar, duke përmendur këtu edhe ish-ministrin e Financave, Anastas Angjeli, i cili më parë ka qenë deputet i këtij qarku.
Në ditët në vijim pritet të mësohet dhe kandidimi i emrave të tjerë “big” ku me interes se ku do të kandidojnë kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, dy rivalët kryesorë të politikës.