Ngacmoi mbesën, burg për fierakun: E respektoj si vajzën time

0

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për caktim e masës së sigurisë kundrejt fierakut Arsen Selimi, 43 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij të mitur 13-vjeçare. Bëhet me dije se në seancën gjyqësore është kërkuar caktimi i masës “arrest me burg” nga prokurori Hysen Ajasllari. Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale “Ngacmim seksual me te mitur”. Arsen Selimi nuk e ka pranuar akuzën, duke shpjeguar se “e kam mbesë dhe e respektoj si vajzën time”.

Nga avokati Rudin Bircaj është kërkuar masë sigurie më e butë “Detyrim paraqitje”. Në fund, gjyqtarja Erlanda Agaj ka vendosur caktimin e masës “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu