Ngacmoi një punonjëse në hotel, përjashtohet nga skuadra futbollisti

0

Abdelrahman Magdy është përjashtuar nga skuadra olimpike e Egjiptit për shkak se ka ngacmuar një punonjëse të hotelit ku qëndronte skuadra. Federata egjiptiane ka hapur një hetim ndaj lojtarit dhe madje institucioni i futbollit ka dalë në një deklaratë në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

“Gjatë qëndrimit të ekipit në Japoni ne morëm një ankesë kundër Abdelrahman Magdy për sjellje të pahijshme ndaj një punonjëse të hotelit.Ka mundësi që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të dallimeve gjuhësore dhe kulturore. Pas kthimit në Egjipt ne vendosëm që Abdelrahman të pezullohet derisa të merret një vendim dhe hetimi të ketë përfunduar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here