Ngacmoi tre vajza, 61 vjeçari humb ndjenjat në sallën e gjyqit (EMRI)

0

Vasil Mullaj, të akuzuarit për ngacmim seksual të tre vajzave të mitura, i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjykaten e Faktit ne Gjirokastër kur jepej masa e arrestit ndaj Vasil Mullaj i akuzuar per ngacmim seksual ndaj tre te miturve.

Mesohet se 61 vjeçari ka humbur ndjenjat ne sallen e gjyqit pasi dha shpjegimin e tij për ngjarjen e para 4 diteve ku dhe akuzohej per vepren e mesiperme.

Pasi ka folur nje ore, ai ka rënë përtokë dhe menjehërë gjykatësja ndërpreu seancën deri sa te rikthehet normaliteti shendetesor u te akuzuarit.

Burime nga Policia e Gjirokastres konfirmojne se prej 3 ditesh 61 vjeçari Vasil Mullaj qe kur është arrestuar, ka hyre ne grevë urie nuk pranon as uje dhe as ushqim ne forme proteste ndaj akuzes se padrejte qe i eshte bere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu