Si shpërthim lufte. Aq i fortë ka qenë shpërthimi i bombulës së gazit në hotelin me pushues në Velipojë ku mbetën të plagosur 4 antarët e familjes Gjoka.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme fuqia e shpërthimit ka qenë tepër e fortë sa ka shkatërruar pothuajse të gjithë katin e parë e hotelit 3-katësh.
Personat e mbetur të lënduar janë Klarisa Gjoka 15-vjeç, Danjela Gjoka 18-vjeç, Enriko Gjoka 19-vjeç dhe Alketa Gjoka 30-vjeç, të cilët janë dhe pronarë të hotelit ku ka ndodhur shpërthimi.
Ata janë transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pritet transportimi i tyre drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar dhe nevojës për një kujdes më të specializuar mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Në pyetje janë marrë pronarët e hotelit.